14:39 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tjetër tragjedi në Shqipëri, makina përplas një fëmijë 3-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka shtypur një fëmijë 3-vjeç.

Dyshohet se fëmija i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është pwrplasur nga automjeti.

“Një fëmijë 3 vjeç është aksidentuar nga një makinë tip ‘Benz’.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur ‘Bishti Kalldrëmit’, ku shtetësia F.M., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç”- njofton policia e Shtetit.

Drejtuesia e mjetit është shoqëruar pranë ambjenteve Policore.