14:58 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

TKK vazhdon me formatin ‘online’, sonte shfaqja “Hisja e Diellit”

Ashtu si në pjesë më të madhe të aktiviteteve dhe jetën sociale të njerëzve, pandemia Covid-19 ka ndikuar dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe teatro e tjerë në vend.

Duke u munduar të mbushim boshllëkun, TKK ka gjetur si mënyrë për të vazhduar punën metodën ‘online’ përmes livestream, shkruan Indeksonline

Në vazhdën e shfaqjeve, sonte në Teatrin Kombëtarë do të ipet shfaqja “Hisja e Diellit” me fillim nga ora 21:00.

“Hisja e Diellit” është prodhim i Teatrit Muharrem Qena me autor Fadil Kraja dhe regji të Bruno Shllaku.

Shfaqja është një komedi e cila i kushtohet heroit ton kombëtar Isa Boletini ku autori përshkruan takimin e Isa Boletinit me Ambasadorin anglez në Londër i cili kërkon të drejtat e shqiptarëve për formimin e shtetit shqiptarë dhe vuajtjet e shqiptarëve nga pushtuesit serbosllav.