11:07 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dhunohet e grabitet taksisti durrsak, e lënë të gjakosur në rrugë

E marrin taksixhiun në Durrës për t’i çuar në Vlorë, por rrugës e dhunojnë dhe e lënë në mes të rrugës të gjakosur duke u marrë mjetin. Dy persona që duket se janë identifikuar nga Policia, janë në këkim. Ka qenë vetë taksixhiu që ka lajmëruar policinë, pasi ishte lënë në mes të fshatrave Kërkovë dhe Bunavi.

NJOFTIMI

Më datë 23.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga shtetasi B.E., 48 vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), se kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar.

Shtetasi B.E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.