12:08 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Tmerr në Librazhd, 59-vjeçari masakrohet me sëpatë nga i sëmuri mendor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Orenjë të Librazhdit.

Nga të dhënat e para mësohet se një person është vrarë më mjete të forta.

Viktima është shtetasi Idriz Bica 59 vjec ndërsa autori është Fiqiri Haskurti, i cili pas krimit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi zyrtar nga policia

Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë).

Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se;

Në fshatin Zdrajç Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç, i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta (sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendorë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. /albeu.com/

Temat: