11:30 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Tmerr për Liverpoolin, klubet e Premier Ligës kërkojnë anulimin e sezonit

Disa klube të Premier Ligës kanë kërkuar që sezoni aktual 2019/2020 të përfundojë me efekt të menjëhershëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo gjë do të ndikonte që Liverpool të mos shpallen kampion, shkruan TheAthletic, transmeton IndeksOnline.

Disa klube emri i të cilave nuk është zbuluar kanë rezerva për rinisjen e kampionatit anglez.

Mirëpo besohet që Premier Liga nuk do t’i marrë parasysh këto kërkesa dhe do ta vazhdoj sezonin nga aty ku ka mbetur./indeksOnline/.