11:33 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Todd Tilghman shpallet fitues i “The Voice”

Sezoni i 18 i “The Voice” përfundoi të martën në mbrëmje (19 maj) dhe fituesi u zbulua zyrtarisht.

Todd Tilghman i ekipit të Blake u shpall fitues. Todd mposhti finalistët Thunderstorm Artis dhe Toneisha Harris duke rrëmbyer vendin e parë.

Pesë finalistët e mbetur – Micah Iverson nga Team Kelly , Thunderstorm Artis nga Team Nick , CammWess nga Team John , Toneisha Harris dhe Todd Tilghman nga Team Blake luftuan për kurorën në finalen virtuale.

Secili nga konkurentët performuan një këngë origjinale dhe një tjetër ‘cover’, dhe më vonë secili nga ta kënduan një këngë me trajnerët e tyre.

Fansat e mirëpriten fitoren e Todd dhe menjëherë ‘pushtuan’ rrjetet sociale duke shprëndarë performancë e tij në rrjetet sociale./Indeksonline/