75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 05 Qershor 2026 / S Z

Tolaj e di rëndësinë e mjedisit, flet për plane konkrete në këtë drejtim

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, duke e lidhur drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.

Sipas Tolajt, ndotja e lumenjve dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave vazhdojnë të paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët.

Ndërsa ka bërë të ditur se Aleanca ka plane konkrete për përmirësimin e gjendjes mjedisore në vend.

Ai ka përmendur pastrimin e lumenjve, forcimin e inspektimeve ndaj ndotësve industrialë, si dhe modernizimin e sistemit të grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave në çdo komunë

“Lumenjtë e ndotur dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave rrezikojnë shëndetin e fëmijëve tanë. Si mjek, e di se një mjedis i pastër do të thotë më pak sëmundje. Aleanca ka plan konkret për pastrimin i lumenjve dhe inspektime të rrepta ndaj ndotësve industrialë dhe modernizim të grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave në çdo komunë”, ka thënë Tolaj.