23:20 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tolaj: Shpresojmë që Gjykata Supreme do të vendos në favor të Gani Dreshajt

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj ka thënë se shpresojnë që Gjykata Supreme do të vendos në favor të kandidatit të tyre për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

“Na duken jo të logjikshme këto ankesat dhe tendencat për mosnjohje të rezultateve. Vendimi për Istogun sado që duket i çuditshëm nuk kemi të drejtë ta komentojmë pasi që Paneli Zgjedhor është një gjykatë”, ka thënë Tolaj.

Ai ka shtuar se do ti drejtohen Gjykatës Supreme për shkak të disa procedurave që mendojnë që nuk janë trajtuar si duhet.

“Besojmë që Gjykata Supreme sikurse ka ndodh në disa komuna tjera do ta rivendos ose do të marrë një vendim tjetër dhe që komuna e Istogut në fund do ta ketë kryetarin e tij që për ne është Gani Dreshaj”, tha Tolaj./Telegrafi/