12:28 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tollovi në kryeqytet pas protestës së Federatës së Autoshkollave

Kompanitë e autoshkollave kanë mbajtur sot një protest përmes së cilës kanë kërkuar që të rikthehen në procesin e punës sikurse edhe bizneset e tjera, raporton IndeksOnline.

E kjo protestë më pas ka prodhuar tollovi në komunikacion përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” e te monumenti i “New Born”.

E gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as sirenat e veturave të autoshkollave, të cilat vazhduan defilimin e tyre përgjatë kësaj rruge./IndeksOnline/\