14:19 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Tollovi në Prishtinë, bllokohen hyrje- daljet e saj

Sikurse në shumë vende bote, edhe në Kosovë, ndonëse në kushte pandemie, janë bërë zbritje të shumta në dyqane të ndryshme si pjesë e të “Premtes së zezë”, apo “Black Friday”, raporton IndeksOnline.

Me gjithë vendimet e Qeverisë së Kosovës për të anuluar këso eventi, bizneset nuk e kanë përfillur atë, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në krijimin e turmave të mëdha të njerëzve.

IndeksOnline që nga mëngjesi ka raportuar se si janë vërshuar qendra tregtare në Prishtinë nga qytetarë të shumtë, të cilët duan të blejnë produkte të ndryshme me zbritje.

Ndërsa tani ju sjellim pamje të hyrje-daljeve të Prishtinës, e të cilat janë të ngarkuara me vetura të shumta./IndeksOnline/