08:34 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tom Cruise merr një vendim befasues

Megjithë suksesin e dy filmave që ai luajti nuk do të ketë më Tom Cruise në seritë televizive dedikuar “Jack Reacher”, ish-oficeri policisë ushtarake të krijuar nga Lee Child. Arsyeja? Kjo u shpjegua nga vetë Child i cili u shpreh se duhet një aktor më i gjatë dhe që i përshtatet më shumë karakterit të romaneve. Ky është një shqetësim për Tom Cruise i cili duhet të përballet përsëri me ironitë për gjatësinë e tij prej 1.70 cm.

Child është duke punuar në seri televizive bazuar në librat e tij dhe shpjegoi në një intervistë për “BBC” përse ylli i Hollywoodit u la menjanë. Me sa duket është faji i ndjekësve dhe i lexuesve që duan të shohin një djalë 2 metra duke lujatur atë rol.

“Ka qenë një kënaqësi të punosh me Tom Crusie. Tom ka super talent por është e vërtetë që karakteri i tij nuk përshtatet me rolin e “Jack Reacher”, sepse mungon elementi kryesor që është gjatësia.

Ai i ka kërkuar ndihmë lexuesve që të gjejnë një aktor të rinj për këtë rol dhe të jetë protagonist i përsosur.

Temat: