16:43 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tom Cruise përgatitet për xhirimet e filmit të ri, stërvitet për hedhjet me parashutë

Aktori i njohur hollivudian Tom Cruise njihet për filmat e tij të shumtë që kanë pasur sukses të madh, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu njihet për veprimet akrobatike nëpër filmat aksion, si përshembull në rolin e Ethan Hunt në filmin “Mission Impossible – Fallout”.

E së fundmi aktori është parë në alpet Franceze duke ushtruar në hedhjet me parachute që duhet të jetë i gatshëm për xhirimet e filmit të ri.

Ai është parë duke marrë leksionet e duhura dhe duket se shumë shpejt do ta shohim në ndonjë sekuencë të filmit të ri duke u hedhur nga lartë.

Kujtojmë që sukseset e filmave të tij vazhdimisht kanë qenë të lartë, duke kapur kështu shifra milionëshe menjëher pas publikimeve të projekteve të reja. /Indeksonline/