14:15 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tom Cruise nget një “BMW” M5 pa dyer në filmin “Mission Impossible 7”

Që nga viti 2011, BMW-ja ka bashkëpunuar me filmin “Mission Impossible”, kur u shfaq koncepti I8 në “Mission Imposible Ghost Protocol”.

Partneriteti po ashtu vazhdoi me “Mission Impossible – Fallout” me një M5 supërsportiv.

Tani për filmin e ri, sipas disa videove të rrjedhura nga sheshxhirimi i filmit, shihet Tom Crouise, duke e ngarë një “BMW” M5 pa dyer.

“The Mission: Impossible 7” pritet të dalë në kinema më 19 nëntor 2021. /IndeksOnline/