16:49 / E Martë, 07 Korrik 2020

Tom Hanks: Nuk i respektoj njerëzit që nuk mbajnë maska

Tom Hanks i cili u përball me virusin Covid-19 gjatë këtij viti,  ka thënë se ai “nuk ka respekt” për njerëzit që nuk mbajnë maska në publik gjatë pandemisë.

Aktori dhe gruaja e tij rezultuan pozitiv me koronavirus derisa ishin duke gjiruar një film në Australi, në muajin mars, transmeton Indeksonline.

Ai tha se nuk mund ta kuptoj si njerëzit nuk mbajnë maska, kur kjo është gjëja më e lehtë që ata mund ta bëjnë.

Dua të them sikurse nëse nuk i repsketoni rregullat e komunikacionit, nuk i përdorni shenjat sinjalizuese të makinës, pra nëse nuk i bëni këto gjëra ju nuk duhet të vozisni makinën”.

Nëse nuk e vendosni maskën dhe nuk i lani duart poashtu nëse nuk mbani distancën sociale, unë nuk mund të kem respekt për ju”, ka shtuar ndër të tjera ai. /IndeksOnline/

Mos i humb