11:15 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tomë Gashi bën homazhe pranë varrit të Astrit Deharit me zyrtarët e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitete të shumta me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së aktivistet të tyre, Astrit Dehari.

Krerët e saj, të shoqëruar nga miq dhe familjarë të shumtë kanë bërë edhe homazhe pranë varrit të tij.

Krahas zyrtarëve të Vetëvendosjes, edhe avokati Tomë Gashi bëri homazhe pranë varrit të Astrit Deharit.

Ndryshe, duhet përkujtuar se dy vite më parë, Astrit Dehari është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Indeksonline/