13:36 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Tomë Gashi: Ekspertët, nga Zvicra, kërkuan më shumë informacione për rastin Dehari

Tashmë e dy ditë, Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është paraqitur në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.

Avokati Gashi së bashku me prindërit e Deharit morën pjesë edhe sot në takimin e planifikuar me ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër – Lausanne, të cilët u sqaruan për ekspertizat e tyre të 14 qershorit 2019 dhe 9 shtatorit 2019 në lidhje me rastin Dehari.

Ai thotë se ekspertët e Zvicrës kanë kërkuar më shumë informata dhe dëshmi nga institucionet tona.

Duhet të ketë drejtësi për Astrit Deharin! Dita e dytë e punës me ekspertët zvicerranë. Ata kërkuan me shumë informata dhe dëshmi nga Institucionet tona”, ka shkruar Gashi.