14:06 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi: Herën tjetër personi që solli dosjet, premtoi se do të sillte CD-të e jo vetëm material të shtypur

Avokati i angazhuar nga OVL e UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë para gazetarëve se sërish u vërtetua që për të tretën herë me radhë u dorëzuan dosje apo dokumente nga Gjykata Speciale, në zyrat e kësaj organizate.

Për të është e çuditshme dhe e pashpjegueshme se si dokumente kaq të rëndësishme përfundojnë në korridoret e kësaj organizate.

Siç ka thënë Gashi, personi sërish i ndryshëm nga herët e tjera, ka premtuar se do të dërgonte herën tjetër CD dhe jo vetëm materiale të printuara.

“Është hera e tretë që është informatë e njëjtë apo e ngjashme dhe personi i cili i ka sjell kishte premtuar se në të ardhmen do të kishte CDtë dhe jo vetëm material të printuar”, tha Gashi.

Sipas tij ajo që është thënë nga krerët e kësaj organizate tashmë është vërtetuar se gjykatat serbe bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale me seli në Hagë.