21:33 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi për dosjet në zyrat e OVL të UÇK-së: Tentim dëmtimi i kredibilitetit të Speciales

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se dorëzimi i dosjeve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL të UÇK-së po bëhet me qëllim të dëmtimi të kredibilitetit të Gjyaktës Speciale.

“Dikush shkon qëllimisht për të dytën herë dhe i lë disa mijëra faqe të Gjykatës Speciale dhe dikush vjen për herë të dytë e i merr ato. Kjo është një lloj telenovelave që ndodh në mes të Prishtinës”, thotë ai.

“Këtë duket se dikush e bën për të mirë të shqiptarëve ndërsa tani duket që janë dy persona. Ky është mendimi im. Dikush mund të thotë tjetër. Por nuk mund të shpjegohet ndryshe përvec tentim i dëmtimit të kredibilitetit të Gjykates Speciale”, shtoi Gashi.