75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Tomë Gashi tregon arsyen pse nuk është pjesë e avokatëve të Speciales

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar listën e plotë me emrat e avokatëve që do të mbrojnë të akuzuarit e Speciales.

Në mesin e 40 juristëve, ka edhe me nënshtetësi kosovare. Mirëpo, avokati i njohur Tomë Gashi, nuk është pjesë e kësaj liste.

Gashi për Indeksonline ka thënë se arsyeja pse ai nuk ka aplikuar për akreditim në këtë gjykatë është se nuk është i interesuar të mbrojë klient që nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e mbrojtës së tyre.

“Unë nuk kam aplikuar ende për akreditim ne gjykatën speciale dhe arsyeja e vetme është qe unë punoj me dy avokat amerikan ne Prishtinë dhe në Hagë, ata janë Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan. Ne presim qe te kemi klient, i cili është ne gjendje që të paguaj shërbimet tona juridike. Dhe, po ashtu se paku unë nuk jam i interesuar që të jem avokat i caktuar zyrtarisht për te mbrojtur dikë të akuzuar në gjykatën speciale, thëne me thjesht ne jemi te interesuar te mbrojmë vetëm klient i cili na angazhon personalisht, por nuk duam qe te humbim vite të tëra në Hagë për klient te cilët nuk mund ti përballojnë shpenzimet e mbrojtjes se tyre” ka thënë Gashi për Indeksonline.

Ai tutje ka shtuar se ndonëse Specialja është e gatshme të pranoj akuza, ata ende nuk kanë akuzuar askënd.

Gashi thotë se mos ngritja e akuzave dhe vonesat e fillimit të gjykimeve, kanë bërë që të humb besueshmëria e qytetarëve në kredibilitetin e kësaj gjykate.
“Qe nga korriku i vitit 2017 gjykata speciale është e gatshme te pranoj akuza, dhe te filloj me gjykime por kjo nuk ka ndodhur ende nga se zyra e prokurorit special nuk ka akuzuar ende askënd. Mos ngritja e akuzave dhe me këto vonesa e fillimit te gjykimeve ne gjykatë speciale ka bërë që të humbet edhe besueshmëria e qytetarëve te Kosovës në kredibilitetin e kësaj gjykate. Kjo çështje është komplikuar edhe me shumë me rastin e dorëheqjes se pa pritur te kryeprokurorit amerikan David Shëendiman i cili ketë në fund të këtij muaji do të largohet nga ai post, dhe mbetët në sferën e spekulimeve se a është shkarkuar nga administrata amerikane bash për këto vonesa në mos ngritjen e asnjë aktakuze deri me tani” ka shtuar ai.

Avokati shpreh dyshime për shkarkimin e papritur të kryeprokurorit amerikan David Shvendiman.

“Ka mbet ende e pa qarte për opinionin publik se a u shkarkua ai për mos punë/mos ngritje te akuzave, apo është pensionuar me herët, edhe pse, çuditërisht ai edhe si i pensionuar është emëruar ne at post me mandat deri me 2020. Por, rrugëtimi si prokuror ju ndërpre nga ata qe e emëruan në mes të rrugës” ka përfunduar Gashi.

Ndryshe, sot janë publikuar listat me emrat e 40 juristëve që janë pranuar dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.
“Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara”, ka thënë ajo./Indeksonline/