75 Mall Live Search
21:03 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Toni Kroos i del në mbrojtje Ramosit

Toni Kroos ka pohuar se Sergio Ramos nuk është një lojtar agresiv dhe se ai nuk mendon se mbrojtësi është një lojtar i pistë.

Ka pasur shumë pretendime se Ramos ka lënduar qëllimisht Salahun në finale të Ligës së Kampionëve.

Ka shumë nga ata që nuk do të pajtohen dhe jo vetëm tifozët e Liverpoolit, por edhe ata të Barcelonës duke vënë në dukje se sa herë Ramos e sulmuar Messin gjatë sezoneve.

“Unë jam mjaft i sigurt se Sergio nuk kishte ndërmend të dëmtonte Salahun,” ka thënë Kroos në intervistën e tij për botimin gjerman Augsburger Allgemeine.

“Në fakt, as gjyqtari nuk fërshëlleu për faull dhe nuk pashë ndonjë gjë josportive në veprimin e tij”.

“Ai nuk është një lojtar agresiv dhe jam krenar që ai është kapiteni ynë në Real Madrid”.

“Kampionati Botëror më motivon shumë, përndryshe nuk do ta luaja përsëri”.

“Është ende diçka e veçantë dhe ne kemi sfidën e mbrojtjes së titullit”, ka thënë Kroos. /IndeksOnline/

Temat: