20:23 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Top 5 ekipet më të vlefshme në botë

Forbes ka dale me një artikull ku tregon se cilat janë 5 ekipet më të vlefshme në botë.

Dallas Cowboys, gjigantët e futbollit amerikan, i prijnë kësaj liste për here të 4-t me radhë me një vlerë prej 5 miliardë dollarë.

Jerry Jones, pronari i Dallas Cowboys është treguar vizionar duke e shumëfishuar vlerën e ekipit. Ai e bleu Dallas Cowboys për një vlerë prej 150 milionë dollarë.

Liga e futbollit amerikan (NFL) është liga dominante në sport kur vjen pun ate vlerat.

The New York Yankees janë menjëherë pas Dallas Cowboys me një vlerë të përgjithshme të ekipit prej 4.2 miliardë dollarë.

Real Madridi renditet i treti me 4.2 miliardë dollarë dhe më i madhi në mesin e tetë klubeve të futbollit në 50 e parë.

Ndërsa në pozitën e katërt janë rivalët e përhershëm të Real Madridit, Barcelona me një vlerë prej 4.02 milardë dollarë.

Top 5-shen e përmbyll ekipi nga NBA, New York Knicks me një vlerë të përgjithshme të ekipit prej 4 miliardë dollarë.

Ekipet e NBA e kanë pasur rënien më të madhe këtë decade, raporton Forbes, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2012 Los Angeles Lakers ishin ekipi më i vlefshëm në NBA, ndërsa tani ata janë të ranguar në vendin e 35-të të renditjes së përgjithshme./Indeksonline/