23:43 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

‘Top Channel’ hedh në gjyq aktoren e njohur të humorit, ja për kë bëhet fjalë

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila para disa muajsh u largua nga spektakli ‘Portokalli’ për të shkuar në ‘Klanifornia’, është paditur nga ‘Top Channeli’ në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Burime për ‘Syri.net’ kanë bërë me dije se ‘Top Channel’ ka paraqitur si provë në gjykatë kontratën e Delindës me “ Portokalli”; kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019. Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018.

Delinda akuzohet se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike. Megjithatë, e kontaktuar nga ‘Syri.net’, ajo është shprehur: “Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen e mësipërme.