15:36 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

Topalli me shokë bojkotojnë stërvitjen në Turqi, kërkojnë paratë e kontratës

Futbollistët e Yeni Malatyaspor nuk kanë dalë me kohë në stërvitjen e sotme.

Gazeta turke Fanatik, shkruan se lojtarët erdhën me vonesë si shkak i pakënaqësive me klubin.

Malatyaspor nuk ka shlyer detyrimet financiare që ka ndaj futbollistëve, transmeton Indeksonline.

Në fundjavë, Malatyaspor do të ballafaqohet me Galatasarayin. Aktualisht, ekipi turk është në vendin e 9-të në Superligë me 27 pikë.

/Indeksonline/