13:43 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. A

Topalli tregohet i madh, 5 minuta luajti, shënoi gol dhe shpëtoi ekipin nga disfata

Jetmir Topalli ka gjetur golin e parë në Superligën e Turqisë me Yeni Malatyaspor.

Ish sulmuesi i Ballkanit u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të kundër Gaziantepsporit, dhe në kohën shtesë realizoi për të barazuar rezultatin 2-2.

22 vjeçari po tregon se meriton më tepër minuta lojë.

Deri tani ka zhvilluar vetëm 50 minuta në Superligë.

/Indeksonline/