Torresi me punë të re, bëhet trajner i skuadrës së dytë të Atletico Madridit
Ish-sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, tani synon të bëjë hapa të mëdhenj në karrierën e tij si trajner.
“El Nino”, tani do të jetë trajner i Atletico Madrid B, e cila bënë garat në ligën e tretë të Spanjës.
Torresi, deri tani ka qenë trajner i grupmoshave U-19 të Atleticos duke u shpallur kampion këtë sezon.
El Nino, njihet për karrierën e tij futbollistike ku luante për skuadra të mëdha si Atletico, Liverpool, Chelsea dhe Milan ku fitoi të gjitha trofetë e rëndësishëm të futbollit.
Torresi, karrierën e tij e përfundoi në Japoni te skuadra e Sagan Tosusit./IndeksOnline/