19:34 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Totaj: Rezultati i fitores është edhe më i thellë

Rezultatet e Exit Poll-it kanë treguar se kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jetë Shaqir Totaj i PDK-së.

Totaj ka thënë se ka besuar shumë në këtë fitore dhe se të dhënat e komisionerëve në terren flasin për fitore edhe më të thellë kundër Vetëvendosjes.

“Bazuar në Exit Poll do bëhem kryetar por të dhënat në terren flasin për një fitore më të thellë. Do bëjmë punë të mira dhe do zbatojmë premtimet gjatë fushatës elektorale. Përveçse e kam pritur fitoren, edhe e kam besuar. Rezultati nuk është i vogël, por komisionerët tanë nga terreni tregojnë se do kemi një fitore më të thellë”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Sipas rezultateve, Totaj ka marrë 53 për qind të votave, kurse Mytaher Haskuka i VV-së ka marrë 47 për qind./Indeksonline/