17:30 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Totenham heq dorë nga Gabriel Jesus

Skuadra e Totenhamir ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Mediat angleze raportojnë se skuadra e Contes po i jep përparësi transferimit të dy futbollisteve tjerë brazilian, transmeton Indeksonline.

Anësori i Leeds , Raphinha dhe Everton , Richarlison, janë të lartë në listën e dëshirave të trajnerit Antonio Conte.

Transferimi i tyre nuk duket të jetë i lehtë pasi që të dy klubet kërkojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Për Rafinian ka shfaqur interesim edhe skuadra e Barcelonës, ku ka ofruar rreth 60 milionë funte për transferimin e tij.

Në anën tjetër Everton, nuk e ka në plan largimin e Richarlison nëse nuk ka një ofertë mbi 50 milionë funte./Indeksonline/