15:50 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tottenaham shënon fitore të vështirë në udhëtim

Ekipi i Tottenaham Hotspurs edhe pse me vështirësi, ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në Premier Ligë, shkruan Indeksonline.

Ekipi londinez ka arritur të mposhtë Newcastle me rezultat 1-2. Djelmoshat e Pochetinos kaluan në minutën e tetë në epërsi me anë të mbrojtësit Jan Vertonghen. Por kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi që vendasit barazuan vetëm tre minuta më pas me anë të Joseul.

Spurs u rikthyen në epërsinë shpejt, vetëm shtatë minuta më pas me anë të Dele Alli, duke e dërguar rezultatin në 1 me 2.

Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja edhe pse kishte raste nga dy ekipet për të shënuar ndonjë gol tjetër.

Në gjiron e radhës Tottenham si vendas e pret ekipin nga qyteti, Fulham ndërsa Newcastle i shkon ekipit të Cardiff City./ Indeksonline/