18:43 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham bën transferin më të shtrenjtë në histori

Tottenham Hotspur kanë nënshkruar me mesfushorin francez Tanguy Ndombele.

22 vjeçari vjen nga Lyoni dhe ka nënshkruar një kontratë që e mban atë në Londër deri në vitin 2025.

Kjo lëvizje do t’iu kushtoj nënkampionëve të Evropës hiq më pak se 70 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Ndombele është nënshkrimi i dytë i Tottenhamit këtë verë pas ardhjes së Jack Clarke nga Leeds United. /IndeksOnline/