21:10 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tottenham dhe Chelsea pas ‘dështakut’ të Milanit

Gjiganti i Series A, Milan ka marrë oferta për mesfushorin, Franck Kessie.

Sipas ‘Corriere dello Sport’ ekipet e interesuara për shërbimet e mesfushorit janë Tottenham dhe Chelsea, transmeton Indeksonline.

Kessie u transferua në Milan në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë nuk ka treguar paraqitje të mira përkundër që ka qenë startues gjatë gjithë kohës.

Këtë sezon, Kessie ka arritur të shënoj tre gola dhe të bëjë një asistim. /Indeksonline/