10:34 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Tottenham është duke fituar 800,000 funte çdo ndeshje vetëm nga restaurantet

Gamë e pakufishme e përvojave të Tottenhamit në stadium e tyre të ri, asgjë tjetër që ofrohet në një stadium evropian të futbollit.

Tottenham, me katër fitore brenda shtëpisë së tyre të re magjike, po shërbejn edhe per diçka të veçantë jashtë fushës.

Ata po gjenerojnë 800,000 funte në të ardhura në çdo lojë në shtëpi në një zgjedhje të pafundme të suitave, restoranteve, bareve dhe shitoreve të ushqimit rrugor në brenda stadiumit shkruan ‘The Sun’.

Bazuar në 19 ndeshje në Premier League dhe një minimum prej tre ndeshje në grupin e Ligës së Kampionëve, kjo është një fitim shtesë prej £ 17.6million. Të ardhurat si kjo mund të shërbejnë për pagën vjetore të Harry Kane, transmeton IndeksOnline.

Për t’i vënë këto shitje në perspektivë, liderët e Premier League të Manchester City pranojnë se përfitojnë 150,000 funte nga një mikpritje në Etihad.

Tottenham ka detyruar klubet rivale të Premier League të mendojnë përsëri, të shqyrtojnë strategjinë e stadiumit dhe të marrin në konsideratë mënyra të tjera për të sjellë të ardhura shtesë.

Do të ketë një rinovim këtë verë, me Arsenalin duke huazuar disa ide për të sjellë më shumë para në dorë.

Arsenal janë duke u përgatitur për të nxjerrë jashtë disa nga restorantet e vjetra për t’u përballur me shijet moderne. /IndeksOnline/