12:08 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Tottenham Hotspur cakton çmimin për Christian Eriksen, tërbon Real Madridin

Presidenti i skuadrës së Tottenham Hotspur, Daniel Levy, i ka caktuar klauzolen e lirimit të superyllit të tyre Christian Eriksen. Klauzolë kjo që kap shifren e hiç më pak se 250 milionë eurove, shifër kjo që ka lëkundur krerët e klubit spanjoll.

Eriksen do të përfundoj kontratën e tij në 2020, me Spurs që janë duke konsideruar ta mbajnë danezin deri në përfundimin e kontratës, pasi bisedimet për një kontratë të re janë duke vazhduar, shkruan IndeksOnline.

Danezi ka zgjuar interesimin e klubit të Real Madrid, pasi ata janë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për kroatin Luka Modric./IndeksOnline/