18:37 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Tottenham me një postim të veçantë e prezanton ndeshjen e radhës të Joshuas

Anthony Joshua do të ndeshet për titullin e peshave të rënda me Kubrat Pulev.

Ndeshje kjo e cila pritet të ndodhë më 20 qershor, e siç duket vëmendjen ky meç e ka marrë që nga tani.

Klubi i Tottenham Hotspur me një postim të veçantë në twitter ka treguar që Joshua do të ndeshet në stadiumin e tyre.

Në këtë postim të klubit londinez janë kombinuar pamje të goditjeve të Joshuas me pamje mahnitëse të stadiumit anglez./IndeksOnline/.