22:35 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham mposht Bayernin, fiton turneun “Audi Cup”

Tottenham ka fituar turneun “Audi Cup” pasi në finale ka mposhtur Bayernin pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregully përfundoi 2-2 derisa penalltia e humbur nga Jerome Boateng ishte vendimtare.

Spurs ishin në avantazh të dyfishtë me golat e Lamella (19′) dhe Erikesen (59′).

Bayern arritën të barazojnë rezultatin me golat e Jann-Fiete Arp (61′) dhe Davies (82′).

Nga shtatë penallti të goditura për secilën skuadër, Tottenham realizoi 6 ndërsa Bayerni 5. /IndeksOnline/