21:08 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Tottenham nis vitin mbarë, mposht Cardiffin

Ekipi i Tottenham e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata kanë arritur të shënojnë fitore si mysafirë 0-3 kundër Cardiff.

Në minutën e tretë, sulmuesi anglez Harry Kane kaloi në epërsi londinezët, transmeton Indeksonline.

Nuk shkoi shumë dhe Eriksen në minutën e 12-të dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Son.

Në minutën e 26-të, Son arriti të thellojë epërsinë e Spurs, ku asistuesi ishte Harry Kane.

Përkundër rasteve nga dy skuadrat gola më nuk pati. Pas kësaj fitore Spurs pozicionohen në pozitën e dytë me 48 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Kurse Cardiff pas kësaj humbje mbetet në pozitën e 16-të me 18 pikë./Indeksonline/