12:43 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tottenham nuk ka mbaruar me merkato, dëshiron uellsianin e talentuar

Skuadra e Tottenham duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton, pasi ende po kërkojnë të blejnë lojtarë.

Sipas “Daily Express”, Tottenham është vënë pas mbrojtësit të Sëanseas, Joe Rodon, transmeton Indeksonline.

Merkatoja brenda Anglisë nuk mbyllet deri me 16 tetor, prandaj klubi londinez dëshiron ta shfrytëzoj këtë afat ta forcoj ende ekipin.

Të hënën, Spurs bëri një ofertë për uellsianin ndërmjet 8 milionë funtash dhe 17 milionë funtash./Indeksonline/