13:48 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Tottenham ofertë për yllin e Romës

Tottenham është duke shkruar historinë pasi ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Liverpoolin.

Skuadra londineze është duke kërkuar që të përforcohet edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Sipas “Daily Mirror” Spurs janë duke kërkuar një nga futbollistët më në formë në Serie A këtë sezon, Nicolo Zaniolo.

Ky burim madje shton se tashmë finalistët e Evropës kanë bërë një ofertë 40 milionë funte (45 milionë euro) në drejtim të Romës.

Zaniolo ka shënuar gjashtë gola këtë sezon, ku katër i ka realizuar në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/

Nicolo Zaniolo celebrating after the score , Roma