17:34 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham pranon ofertën e Atletico Madrid për Trippier

Kieran Trippier do të ndërrojë ambient këtë verë.

Atletico Madrid është shumë i interesuar ta transferojë 28 vjeçarin dhe kanë arritur një marrëveshje me Tottenham. Vlera e përgjithshme raportohet të jetë rreth 27 milionë euro.

Spurs i kanë dhënë leje lojtarit që të mbajë bisedime me klubin nga Laliga. Besohet se marrëveshja do ta shohë Trippier të rrisë ndjeshëm pagën e tij prej 55,000 euro në javë me Atletico Madrid, raporton GivemeSport, transmeton Indeksonline.

Poashtu, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino dëshiron ta lë të lirë lojtarin që të transferohet te ndonjë klub tjetër.

Trippier ka qenë subjekt i interesimit nga një numër i klubeve të tjera përpara sezonit 2019/20, me Napoli, Bayern Munich dhe Juventus të gjithë të interesuar.

Ai më herët ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Premier Ligë, por tani duket i vendosur për Spanjën.

Atletico Madrid shpresojnë se do të jetë njeriu i përsosur për të zëvendësuar 34-vjeçarin Juanfran./Indeksonline/