21:25 / E Diele, 23 Janar 2022 / C E

Tottenham të hapur për ta shitur Delen dhe Lo Celson

Tottenham Hotspur duket se e ka ndërmend që të shesë para se të blejë lojtarë të rinj 

Siç ka kuptuar Goal me anë të burimeve të tyre, Tottenham janë të hapur për të shitur dy mesfushorët e tyre që në këtë afat kalimtar. 

Bëhet fjalë për Dele Alli dhe Giovani Lo Celso. 

Të dy lojtarët nuk ishin as të ftuar për ndeshjen e Tottenham kundër Chelseat, të cilën “Gjelat” e humbën me rezultat 2-0. 

Duket se ditët e kësaj dyshe në Tottenham kanë përfunduar.