12:09 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / C E

Tottenhami mbetet pa Conten, italiani i nënshtrohet operimit

Skuadra e Tottenhamit përmes në komunikate zyrtare e ka bërë të ditur se do të mbetet pa trajnerin Antonio Conte.

Conte së fundmi ishte i sëmurë dhe kishte dhimbje të forta barku, ndërsa tani është diagnostikuar me kolecistit.

Si pasojë e kësaj diagnoze, Conte do t’i nënshtrohet operimit sot për heqjen e fshikëzës së tëmthit dhe do të rikthehet pas një periudhe të pacaktuar të rikuperimit.