23:05 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Tottenhami rikthehet te fitorja me rezultat bindës

Skuadra e Tottenhamit i është rikthyer fitoreve në Premier Ligën angleze.

Pas barazimit me Brentfordin dhe humbjes në fundjavë nga Aston Villa, Tottenhampi mposhti Crystal Palace me rezultat bindës 4-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Tottenhami shënoi dy gola të shpejt me Harry Kane në minutat 48 dhe 53.

Matt Doherty shënoi golin e tretë ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Heung-Min Son.

Me këtë fitore, Tottenhami mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë duke mbajtur shpresat për një vend në garat evropiane, ndërsa Crystal Palace mbetet në poztën e 12-të me 22 pikë./IndeksOnline/