22:40 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / A. A

Tottenhami shokohet në Portugali, rrezikon pjesëmarrjen në Conference League

Tottenhami do të ketë punë të madhe për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Uefa Europa Conference League.

Ekipi londinez u mposht në ndeshjen e parë të playoffit 1-0 nga Ferreira në Portugali.

Lucas Silva realizoi golin e vetëm në minutën e 45-të.

Është interesant të theksohet se Tottenhami e nisi sezonin në Premier Ligë duke mposhtur kampionin aktual Manchester City.

/Indeksonline/