10:41 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Totti ia propozon Luis Enriquen si trajner skuadrës së madhe italiane

Francesco Totti e ka quajtur Luis Enriquen si trajner ideal për Napolin.

Pas konfirmimit se Spalleti do largohet nga kampionët e Italisë, Totti mendon se Enrique do të jetë zëvëndësuesi ideal i Napolit.

“Më pëlqen, e respektoj dhe mendoj se mund të bëjë punë të madhe. Luis Enrique ka bërë histori edhe si futbollist edhe si trajner, mendoj se mund të jetë lëvizja e duhur për Napolin. Ai është një trajner i madh. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal i Spallettit, sepse janë dy trajnerë shumë të ngjashëm për sa i përket stilit të lojës, por edhe stërvitjes. Do të shohim nëse De Laurentiis vendos ta nënshkruajë atë, për mua do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer” ka thënë Totti./Indeksonline/