Totti: «Unë president i Romës? Pse jo»
Francesco Totti, në një intervistë ekskluzive për ANSA, tregon pritshmëritë e tij për të ardhmen dhe dashurinë që e lidh atë me shoqërinë gjallorose.
Një ditë president i Romës?
“Pse jo, unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por ajo që unë jam i sigurt është se gjithmonë do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë këtë klub, si president, zëvendëspresident, apo edhe një bashkëpunëtor i thjeshtë”.
Derbi me Lazion?
“Derbi është gjithmonë një lojë e ndryshme nga të tjerat, një sfidë e vecantë, e ndjeshme. Shpresoj që ekipi të japë gjithcka që ka brenda dhe të tregojnë vlerën e saj e cila është e lartë. Ne do ta luajmë këtë ndeshje me kokën lartë dhe pa frikë nga askush” , deklaroi Totti para derbit të shtunën ndaj rivalëve lokalë. /IndeksOnline/