12:13 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Totti: Unë trajner? Kurrë “JO”

Francesco Totti, legjenda e Romës ka thënë se kurrë nuk do të punojë si një trajner.

Totti e la futbollin sezonin e kaluar, në një ceremoni emocionuese që bëri të qajë shumë tifozë romak dhe kundërshtarë, transmeton IndeksOnline.

Ai tani është pjesë e stafit te Roma. Për të gjithë ata tifozë që “ëndërrojnë” ta shohin në stolin e Romës, Totti ka një mesazh.

“Unë trajner? Kurrë jo, më pëlqen puna e drejtorit teknik, do të qëndroj kështu. Kam frikë për të ardhmen, por kështu është më mirë. Kam kohë të dalë me familje me shoqëri”, ka thënë Totti.

41-vjeçari qëndroi te Roma nga viti 1992 deri 2017. Ai bëri afro 725 paraqitje, shënoi 236 gola vetëm në Serie A./IndeksOnline/