12:59 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Touval: Izraeli, ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Yonatan Touval, analist pranë Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

Shqetësimet se pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janë më dominuese, sipas tij.

Touvali thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin se administrata e Trumpit ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së, disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij, thotë Touvali.