20:37 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Tovërlani: Ballkani skuadër shumë e fortë por ne nuk shkojmë për tu mbrojtur

Nesër në Suharekë zhvillohet ndeshja e javës së dytë e Superligës së Kosovës në futboll në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Dy skuadrat që synojnë titullin këtë vit do të sfidojnë njëra tjetrën në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Niklit, Afrim Tovërlani, pasi ka vlerësuar ndeshjen e kaluar ka thënë se Ballkani është një skuadër e fortë por skuadra e tij nuk do të shkoj për tu mbrojtur.

Starti ishte i mirë, ke një ndeshje shumë e mirë, shumë e fortë duhet ti përgëzoj lojtarët por nuk duhet të merremi me atë ndeshjen pasi që ajo tashmë ka përfunduar“, ka thënë trajneri për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja me Ballkanin shumë e vështirë, një skuadër shumë e mirë e cila ka dhe individ të dalluar në mesin e saj por ne jemi përgatitur të paraqitemi shumë mirë dhe do ta lypim rezultatin, sepse edhe ne kemi lojtar të fortë dhe nuk do të shkojmë që të mbrohemi dhe ta presim fundin e ndeshjes“, ka thënë Afrim Toverlani.

Dy skuadrat shënuan fitore bindëse në javën e parë të Sezonit 2020/21 të Superligës së Kosovës. /IndeksOnline/