16:00 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Tovërlani e nis me fitore, fiton edhe Drenica

Feronikeli ka shënuar fitore, me rezultat 2-0, në ndeshjen e rundit të 22-të, të zhvilluar ndaj Vushtrrisë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Nga një gol për secilën ndeshje, vulosi fitoren e Feronikelit.

Në pjesën e parë ishte mbrojtësi, Ilir Berisha, që në minutën e 17-të, tundi portën e vushtrriasve, pas një goli me kokë nga një harkim nga këndi.

Kurse në pjesën e dytë, ishte sulmuesi i inkuadruar në lojë, Mevlan Zeka, që realizoi për 2-0, në minutën e 67-të, nga një asistim i bukur i brazilianit, Carioca.

Me këtë fitore, Feronikeli arkëton 34 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të derisa Vushtrria mbetet e parafundit me 16 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Drenica fitoi si mysafir i Dukagjinit me rezultat 1-3. /IndeksOnline/