13:53 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Toverlani tregon të ardhmen e tij, a do të vazhdojë me Feronikelin sezonin tjetër?

Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Në një përgjigje për Indeksonlinen, Tovërlani konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Feronikelin dhe do të jetë trajner i klubit të Drenasit edhe sezonin e ardhshëm.

Toverlani erdhi tek ekipi i Feronikelit në gjysmë të sezonit, edhe pse nuk arriti synimet e Niklit, ekipi nga Drenasi nën udhëheqjen e “Tokit” shënoj ngritje të nivelit të lojës. /Indeksonline/