15:16 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Toyota paralajmëron largimin nga Britania e Madhe shkaku i “Brexit”

Prodhuesi më i madh japonez i automjeteve, ”Toyota” mund të ndërpresë prodhimin në Britaninë e Madhe nëse largimi nga Bashkimi Europian nuk bëhet në bazë të një marrëveshje që mbart garanci, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i ”Toyota Europe”, Van Zyl.

”Nëse klima e biznesit bëhet shumë shumë e vështirë, një tërheqje duhet të jetë gjithashtu pjesë në mesin e alternativave’’, deklaroi Van Zyl, në kuadër të panairit të automjeteve në Gjenevë, sipas deklaratave të raportuara nga e përditshmja ekonomike japoneze ‘’Nikkei’’.

Sipas së njëjtit burim, Van Zyl citoi gjithashtu mundësi të tjera, përfshirë uljen e prodhimit apo investimeve.

Një zëdhënëse e ”Toyota”-s në Tokio konfirmoi për median intervistën dhënë për median nga ana e Van Zyl, pasi sqaroi se bëhet fjalë për propozime të përgjithshme në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e largimit nga territori britanik.

‘’Një Brexit i vështirë nuk është i dëshirueshëm’’, theksoi Van Zyl.